Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shkurt 2026
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot zhvillohet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një nga ngjarjet që ka tronditur opinionin publik.
Para trupit gjykues do të dalin i dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe dy të dyshuarit e tjerë në këtë rast, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Në seancën e mbajtur më 29 janar, Murseli deklaroi para gjykatës se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për vrasjen e Liridonës, duke mohuar çdo përfshirje në krim. Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

















