Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 mars 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.
Kjo pritet të bëhet gjatë mbledhjes së KQZ-së e paraparë për ditën e sotme, që do të nisë nga ora 16:00.
Po ashtu në rendin e ditës është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 09 shkurt.

















