Sot po mbahet mbledhja e 279-të e KPK-së me U.D të ri të Kryeprokurorit të Shtetit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 dhjetor 2025

Sot po mbahet mbledhja e 279-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i zgjedhur nga pesë anëtarë të KPK-së.

Kujtojmë se Qalaj u zgjodh pak pasi Besim Kelmendi, u shkarkua nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Agon Qalaj, pas shkarkimit të Besim Kelmendit, në mbledhjen e 20 nëntorit u caktua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.

Scroll to Top