Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 korrik 2025
Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re.
Që nga 15 prilli Kuvendi ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

















