Sot, përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 qershor 2025

Saga e dështimeve e ngërçi politik është duke vazhduar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për 26-tën herë me radhë deputetët dështuan ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit, raporton Zeri.info.

Kurse, të enjten është tentativa e 27-të dhe seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën Serbe dhe AAK-Nismën, që ta bëjnë këtë.

Sërish nuk pati propozime.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës votuan 53 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Scroll to Top