Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 maj 2025

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur deputetët e Kuvendit janë betuar, por që situata është komplikuar me moskonstituimin e institucioneve.

Sot e hënë, do të mblidhen për herë të 18-të për të arritur një kompromis dhe për ta zgjedhur kryeparlamentaren.

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 10:30.

Kujtojmë që të shtunën dështoi përpjekja e 17-të. Kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën Serbe dhe AAK-Nismën Socialdemokrate, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

Tutje, përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Prej 54 deputetëve që morën pjesë në votim, 53 votuan për dhe një kundër, ndërsa abstenime nuk pati. Kryesuesi Dehari konstatoi se nuk ka kuorum dhe për rrjedhojë seanca ndërpritet.

Përveç kësaj pati edhe një takim të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive politike, me qëllim që të kalohet ngërçi i krijuar.

Scroll to Top