Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 maj 2025
Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen.
Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se takimi do të fillojë në ora 09:00.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, teksa akoma nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.
Kujtojmë se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot, për të tentuar konstituimin.
Kjo do të jetë tentativa e 23-të me radhë.