aktakuza e re ndaj thaqit sot mbahet konferenca mbi ecurine

Sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes, sa i përket aktakuzës së re ndaj Thaçit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e aktakuzës së re që është ngritur ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Scroll to Top