Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 maj 2025
Grupi “Asnjë Cent më Shumë” sot me fillim nga ora 11:00 do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.
“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

















