Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 mars 2025
Kanë kaluar 26 vjet nga masakra që ndodhi në tregun e Mitrovicës, ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
13 marsi i vitit 1999, forcat serbe sulmuan me minahedhës kurse tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.
Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicës.
Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.