Sondazhi nga IRI-ja: 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleat kryesor, 76% Serbinë si kërcënim

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 shtator 2025

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar se qytetarët e Kosovës si aleatin më të rëndësishëm të vendit i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77 për qind.

Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë, ndërkaq 6 për qind serbë.

Sondazhi përfshin përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa po ashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh.

Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-në, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë dhe Britaninë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%

Shqipëria – 6%

Gjermania – 6%

Maqedonia e Veriut

Turqia – 3%

Britania e Madhe – 2%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Asnjë – 2%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%

Por cilat shtete qytetarët e Kosovës i konsiderojnë si kërcënimin më të madh?

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%

Shqipëria – 1%

Asnjë – 1%

Të gjithë – më pak se 1%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%. 

Scroll to Top