Skenari se si Albulena Haxhiu mund të kalojë si u.d. kryeparlamentare dhe u.d. presidente

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

28 tetor 2025

Propozimi që Dimal Basha të marrë drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 3, sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus, është pjesë e skemës që do t’i hapte rrugën Albulena Haxhiut të ngjitet jo vetëm në krye të Kuvendit, por edhe në postin ushtrueses së detyrës së Presidentes.

Ai tha se skenari mund të aktivizohet nëse vendi nuk detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja dhe nëse Basha heq dorë nga pozita aktuale e kryeparlamentarit.

Në një situatë të tillë, Haxhiu – si nënkryetare e parë e Kuvendit – do të merrte automatikisht drejtimin e Parlamentit. Me këtë, ajo do të bëhej edhe ushtruese e detyrës së Presidentes për deri në gjashtë muaj, nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin një President të ri brenda afatit kushtetues.

Akoma ka shumë paqartësi në rrugën drejt konstituimit të institucioneve dhe shkuarjes në zgjedhjet e parakohshme, nëse kjo do të ndodhë, për shkak se ka një lëndë ende në Gjykatën Kushtetuese dhe i gjithë procesi mund të kthehet në pikën zero, në qoftë se gjykata konstaton se Kuvendi akoma nuk është konstituar dhe duhet që vetëm Lista Serbe të propozojë anëtarin e kryesisë së Kuvendit. Por, nëse gjithçka do të jetë në rregull dhe do t’i kalojë filtrat Gjykatës Kushtetuese, kjo ka qenë një mundësi e vetme për Lëvizjen Vetëvendosje që të jetësojë planin e saj ose insistimin që e pati për një periudhë aq të gjatë që zonja Haxhiu të mund të vijë në pozitën e kryetares së Kuvendit, ndonëse jo ndërmjet asaj rrugës kushtetuese dhe miratimit të shumicës së deputetëve”- ka thënë ai.

Scroll to Top