Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka thënë se mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial është duke pamundësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor.
Gjatë konferencës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, ai deklaroi se si pasojë e mosaprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Kelmeni foli edhe për qëndrimet lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë përmes bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokuroria.
Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, është organizuar me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ku në ditën e dytë të kësaj gjykate kanë marrë pjesë gjyqtarë të lëmisë penale të gjykatave në Republikën e Kosovës.