Shtetasi Kolumbian sulmon me thikë dy kosovare në Prishtinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 janar 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Kolumbisë. Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë dy gra kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Scroll to Top