Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë ka rifilluar të restaurohet pas dëmtimeve dhe zjarreve

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 shkurt 2025

Shtëpia e familjes Koroglu, në Mitrovicë e cila tashmë është pjesë e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës po resaturohet për herë të dytë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Punët në objektin shtëpi, tashmë disa herë të dëmtuar dhe të djegur, më në fund kanë rifilluar nga MKRS.

Pas disa dëmtimeve dhe një shpërthim zjarri, ka nisur përsëri restaurimi i shtëpisë historike të familjes Koroglu.

Punimet e restaurimit në këtë objekt të veçantë, një prej shtëpive më të vjetra të qytetit, janë në vazhdim. Kjo ndërtesë, e cila ka një rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore të Mitrovicës, është një pasuri që do të mund të qëndrojë e paprekur nga kalimi i kohës dhe nga çdo përpjekje për të shkatërruar vlerat kulturore.

Ndryshe, Mitrovica shquhet për objekte të cilat tashmë janë bërë pjesë e trashëgimisë kulturore, prandaj njihet si një nga qytetet më të veçanta në rajon, dhe mbrojtja e këtyre objekteve shihet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kujtesës kolektive të qytetit.

Scroll to Top