Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 dhjetor 2025
Në shqyrtimin e rastit të Dardan Krivaqës, avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka marrë fjalën para trupit gjykues.
Rexhepi theksoi se dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës është i drejtë dhe i përshtatshëm.
“Vdekja e të ndjerës ka qenë një vdekje e ngadaltë, me dhimbje të rënda dhe lëndime serioze. Mizoria është e qartë edhe nga pamjet, pasi e ndjera nuk ka konsumuar ushqim apo ujë, ndërsa në videot e siguruara shihet se të akuzuarit e tjerë hajnë pica dhe pijnë, ndërkohë që e ndjera nuk merr asgjë për 72 orë,” deklaroi Rexhepi.
Ai nënvizoi se burgimi i përjetshëm për Krivaqën është masa e duhur për veprën e kryer.

















