Shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse – intervistohet nga policia një person në Leposaviq

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 shtator 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit, që është evidentuar në Leposaviq më 31 gusht 2025, rreth orës 00:29 të mëngjesit.

Sipas njoftimit zyrtar, njësia policore gjatë patrullimit të zakonshëm, ka hasur një shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje që dyshohet se përbën vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.

I dyshuari është ndaluar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të trajtohet në përputhje me ligjin dhe hetimet janë në zhvillim.

Scroll to Top