Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 nentor 2025
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të enjten shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi është marrë me pesë vota për, ndërsa në vendin e tij është caktuar Agron Qalaj si ushtrues detyre.
Propozimi për shkarkimin e Kelmendit ishte bërë nga anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli, ndërsa kryesuesi i takimit, Ardian Hajdaraj, ka konfirmuar se kuorumi ishte i mjaftueshëm dhe prania e Kelmendit nuk ishte e nevojshme gjatë votimit.
Kelmendi kishte lëshuar sallën disa minuta para votimit, duke e cilësuar propozimin si një përpjekje për shkatërrim të sistemit.

















