Shefja e UNMIK-ut reagon pas marrjes në kontroll të sallës sportive në Leposaviq

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 maj 2025

Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe veprimet e sotme në objektin sportiv komunal në Leposaviq.

Sipas saj, hapësirat publike janë jetësore për zhvillimin e të rinjve dhe të komunitetit.

“PSSP Ziadeh po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe veprimet e sotme në objektin sportiv komunal në Leposavië/Leposaviq. Hapësirat publike janë jetësore për zhvillimin e të rinjve dhe të komunitetit”, ka shkruar misioni i UNMIK në platformën “X

Scroll to Top