Salmonela e gjetur në mish pule të importuar nga Rumania, AUV asgjëson sasinë e kontaminuar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se gjatë inspektimeve të kryera në Prizren është konstatuar prania e bakterit Salmonella në një ngarkesë mish pule të importuar nga Rumania.

Sasia e prekur, që arrinte 27.7 kilogramë, u asgjësua menjëherë sipas procedurave ligjore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

AUV ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës me kujdes të shtuar dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe bizneset që merren me importin e mishit, për të identifikuar dhe parandaluar raste të ngjashme.

Agjencia gjithashtu siguron publikun se do të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë rast.

Scroll to Top