Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 gusht 2025
Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se po është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave.
“Rritje e vigjilencës deri në hapje”, tha shkurt Elshani.
Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë.
Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.