diskutim mbi temen dhuna ne familje

Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit, viktima kryesisht gratë

Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre, 79 për qind e viktimave janë gra thuhet në raportin “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga GLPS.

Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje. Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore nevojiten 262 ditë qe të zgjidhen lëndët e pranuara.

“Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 janë raportuar 2 mijë 856 raste të dhunës në familje. Nga 2 mijë 856 raste të dhunës të raportuar 79 për qind e viktimave janë gra. Reflektohet dominanca e sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare”, ka deklaruar ajo.

Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e te drejtave te njeriut në Kosovë.

Scroll to Top