Rrahje te “Rrethi i flamurit” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 mars 2025

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur te “Rrethi i flamurit”, rreth orës 09:30.

Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Ahmeti tha se dy persona janë lënduar, të cilët menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

” Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve). Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Ahmeti.

Scroll to Top