perleshje ne mkrs

Rrahje në MKRS:Deklarohet zyrtari i MKRS-së që u sulmua nga sekretari

Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aty dyshohet se ka ndodhur se sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Ky i fundit për Klan Kosova e ka konfirmuar sulmin, derisa rastin e ka lajmëruar në polici.

“Raportimi është i vërtetë, rastin e kam paraqitur në polici dhe s’ka më shumë detaje nga unë meqenëse ky institucion po e heton tashmë rastin”, tha ai.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka kthyer përgjigje zyrtare.

Lidhur me rastin ka folur edhe i pari i MKRS-së Hajrulla Çeku, gjatë një konference për media pas mbledhjes së qeverisë.

Scroll to Top