Rrahet e mitura nga gjyshërit e saj, në Mitrovicë

09 dhjetor 2025
Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku dyshohet se një çift gjyshër kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre të mitur.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është paraqitur vetë në stacionin policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Policia njofton se, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Scroll to Top