Rohde shpreh shqetësim për vonesat rreth konstituimit të Kuvendit: Çështjet shtetërore të vihen përpara

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 maj 2025

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Rohde gjatë takimit me Presidenten Vjosa Osmani tha se ka përmendur zhvillimet globale dhe se formimi i shpejt i institucioneve është e domosdoshëm, transmeton Zeri.info.

Këto komente Rohde i bëri sot në një shkrim, ku njoftoi se ka takuar dje presidenten Vjosa Osmani.

“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës, Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje lidhur me vonesat në përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve. Në një peizazh global që ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vijnë përpara politikave partiake”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.

Scroll to Top