Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 shkurt 2025
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përmendur raportin e vëzhguesve të BE-së në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, ku thuhet se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde ka shpërndarë një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, në të cilën shteti i tij ndanë shqetësime për situatën në Serbi, ku thuhet se aktivistët përballen me sulme dhe fushata shpifëse pas protestave të fundit atje.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefi i EEOM Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “Blue Sky”.

















