Reshje shiu e bore, kushte të dobëta atmosferike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.

IHK njofton se në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6- 10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

Scroll to Top