Rektori i UP’së thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 dhjetor 2025

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, do të mbajë sot në orën 14:00 një konferencë për media, ku pritet të informojë lidhur me pengesat që po vonojnë zhvendosjen e shtyllave të tensionit të lartë pranë objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Këto vonesa, sipas UP-së, po ndikojnë edhe në shtyrjen e rregullimit të ndërtesës dhe fillimin e procesit mësimor e kërkimor në atë hapësirë.

Në njoftim theksohet se, megjithëse Universiteti i Prishtinës ka arritur marrëveshje me KOSTT-in për largimin e shtyllave dhe telave të tensionit të lartë, procesi po bllokohet nga një depo e pashpërngulur e KEDS-it.

Për shkak të kësaj, studentët dhe stafi akademik e administrativ i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundur ta përdorin objektin e dedikuar për ta për më shumë se dhjetë vjet.

Scroll to Top