Rashiq afër një mandati në kuvend, mund të ketë marrëveshje pas zgjedhjeve

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

12 shkurt 2025

Ministri aktual për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq thotë se është shumë afër që ta sigurojë një mandat në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

I pyetur se në rast se sigurojnë një mandat të Kuvendit të Kosovës, me cilat parti preferon koalicionin, Rashiq thotë se s’ka preferenca por normale është që adresa e parë të jetë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Por, ai tha se nuk ka kurrfarë barrierë për marrëveshje edhe me partitë e tjera që janë prezente në Kosovë.

“Të them të vërtetën, nuk kam preferencë por normalisht që adresa e parë do të jetë z. Kurti, pasi kemi bashkëpunuar deri më tani. Por, nuk kam kurrëfarë barriere qoftë për bisedë, qoftë për marrëveshje me partitë e tjera të cilat janë prezente në Kosovë”, ka thënë ai në një deklaratë për portalin Indeksonline.

Rashiq ka thënë se persona të panjohur kanë telefonuar mbrëmë komisionerët dhe vëzhguesit e tij dhe iu kanë ofruar atyre shuma të mëdha të parave për t’i anuluar votat e partisë së tij.

Për këtë, ai është ankuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Scroll to Top