Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Kosova mori hapa të besueshëm, por jokonsistent për t’i ndëshkuar shkelësit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 gusht 2025

Në Kosovë nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut, thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2024.

Në raportin e publikuar të martën mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, theksohet se Qeveria e Kosovës ndërmori hapa të besueshëm, por të paqëndrueshëm në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Në përmbledhjen e raportit potencohet se nuk pati raporte të besueshme për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Raporti përfshin edhe gjetje për lirinë e mediave, të drejtat e punëtorëve, kushtet e punës dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke theksuar se disa nga proceset institucionale mbeten të ngadalta dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.

Lajmi nNë fushën e lirisë së mediave, DASH thekson se megjithëse ligji e garanton lirinë e shprehjes, ka pasur raste presioni politik, sulmesh dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve, si dhe autocensurë për shkak të frikës nga hakmarrja. Shoqata e Gazetarëve të Kosovës raportoi 53 raste të kërcënimeve ose sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit.

Scroll to Top