Rama: Po krijojmë korridorin e gjelbër mes Prishtinës dhe Obiliqit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 prill 2025

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka theksuar se po krijojnë korridorin e gjelbër mes Prishtinës dhe Obiliqit.

Rama thotë se në Ditën e Tokës kanë nisur fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin.

“Në Ditën e Tokës, bashkë me Kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, nisëm fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin. Ky është vetëm fillimi dhe do të vazhdojë në faza deri në realizimin e plotë”, ka pohuar Rama.

Mes të tjerash, ai ka shtuar se bashkëpunimi ndërkomunal është kyç për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme.

Scroll to Top