Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 Janar 2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar “Sukseset dhe sfidat e kryeqytetit në 2024 dhe planet për 2025”.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës se ka bllokuar shumicën e projekteve që kanë qenë të panifikuara të realizohen.
Sipas kryetarit të kryeqytetit, zvarritja e realizimit të tyre është në dëm të Prishtinës
“Çështja tjetër është nënkalimi “Agim Ramdani” i cili nga marsi është projekt i përfunduar – kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet qendrore.
Qeveria i bllokon 30 mijë banorë të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqytetit është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në ministri. Ne nuk na jepet një projekt”, tha Rama.