anton quni 780x439 1

Quni thotë se elektorati po i rikthehet LDK-së në mërgatë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konsideron se ka përvojën që nga koha e okupimit për të qeverisur me vendin dhe ndërtuar atë, prandaj dhe programi i kësaj partie do të jetë program qeverisës, si mundësi për të ardhme me perspektivë më të mirë për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës, ka thënë deputeti i LDK-së, Anton Quni

Quni thekson se dhe në këto zgjedhjet nacionale LDK-ja është e përgatitur mjaft mirë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është një ndër partitë politike me më përvojë. Edhe këto zgjedhje nuk janë ndonjë risi dhe e pa pritur për ne, gjatë zgjedhjeve të ndryshme si ato të nivelit lokal dhe nacional në rrethana të ndryshme duke filluar në rrethanat e okupimit, ndërtimit të shtetit pas luftës, tani ne na është krijuar një siguri nga përvoja, që edhe në këto situata për zgjedhjet nacionale ne jemi mirë të përgatitur, gjithnjë me idenë dhe qëllimin që qytetarët t’i njoftojmë me programin tonë politik, që do të jetë program qeverisës, si mundësi që në të ardhmen nën qeverisjen e LDK-së të ndërtojmë një perspektiv më të mirë për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës”, ka thënë Quni.

Quni thekson se ekspertizën e tij në fushën e sigurisë dhe përvojën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë, po ashtu si ish-ushtarak, kështu që do të vazhdojë ta ofrojë në këtë fushë, mirëpo pa lënë anash as fushat e tjera ku sipas tij do të kontribuojë maksimalisht.

“Nëse flasim nga pozicioni vetëm si autoritet i LDK-së, ndoshta mundet t’i mungojë subjektiviteti, por edhe nga autoritetet tjera dhe nga shoqëria civile, nga njohës të çështjeve politike janë vlerësime se LDK-ja ka një qasje shumë praktike. Një qasje shumë bindëse dhe qytetarët shumë më shumë po i besojnë programit të cilin është e hartuar dhe është e gatshme të implementojnë në qeverinë e radhës. Ekspertiza ime është në fushën e sigurisë kam shumë përvojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë, po ashtu si ish ushtarak kështu që do të vazhdojë në fushën time. Por pa i përjashtuar sektorët tjera për aq sa kam njohuri dhe mundësi”, tha ai për EO-në.

Quni përmend dhe rolin e mërgatës në këto zgjedhje, ku potencon një rizgjim të të gjitha strukturave të LDK-së në diasporë dhe se siç thotë ai tani më mërgata i beson LDK-së dhe programi politik.

“Ne jemi të bindur që në krye me Lumir Abdixhikun me bashkëpunëtorët e tij në tërë strukturat forumet si në Kosovë e mërgatë, ne po e bëjmë një rikthim të fuqishëm në skenën politike dhe jemi konkurrues shumë serioz që në zgjedhjet e radhës të jemi dhe fitues. Ka tre vite që ne së bashku me epikën kemi punuar shumë që të kthehet besimi edhe tek mërgata, e cila po ashtu ka një peshë në proceset e zgjedhjeve nacionale. Dua të bëjë një krahasimi para tri viteve kur ishte një lloj apatie dhe pasiviteti tek strukturat tona në mërgatë tani është një rikthim dhe ri zgjim i të gjithave strukturave. Nga tubimet e fundit që e mbajtëm në Zvicër dhe Austri jepet mesazhi se ata tani më mërgata i beson LDK-së dhe programi politik”, ka përfunduar Quni.

Scroll to Top