Qeveria thërret mbledhjen e parë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

12 shkurt 2026

Qeveria e re do të mbajët sot mbledhjen e parë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Kuvendi i Kosovës shqyrton marrëveshje të rëndësishme financiare, një ditë pas votimit të Qeverisë Kurti 3

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen me mbështetje financiare dhe reforma zhvillimore për vendin.

Në rend dite është Projektligji Nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e përkrahjes së BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu Projektligjin Nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), që lidhet me Programin për Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër.

Në shqyrtim është edhe marrëveshja e kredisë me Bashkimin Evropian për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”, si dhe dy marrëveshje kredie me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin KOMPAS, që synon forcimin e sistemit të shëndetësisë, dhe projektin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Këto zhvillime vijnë një ditë pasi Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 3 me 66 vota pro dhe 49 kundër.

Kabineti i ri qeveritar përfshin Glauk Konjufcën si Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, Donika Gërvallën si Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, si dhe Fikrim Damkën si Zëvendëskryeministër për Çështje të Pakicave.

Në përbërje të qeverisë janë gjithashtu Hekuran Murati në Financë, Ejup Maqedonci në Mbrojtje, Xhelal Sveçla në Punë të Brendshme, Arben Vitia në Shëndetësi, Hajrulla Çeku në Arsim, si dhe disa ministra të tjerë që do të drejtojnë dikasteret përkatëse në mandatin e ri qeverisës.

Seanca do të përfshijë edhe pika të tjera nën rubrikën “Të ndryshme”.

Scroll to Top