Qeveria e veteranët me agjenda të ndara për 27-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 mars 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk i janë bashkuar Qeverisë në agjendën për 27-vjetorin e Epopesë.

Ata kanë vendosur që të kenë një agjendë të veçantë, e cila nis me homazhe për nder të dëshmorëve.

Vendimin për agjendën e veçantë të Epopesë, ashtu sikurse edhe të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, OVL-UÇK e mori në mbledhjen e 13 shkurtit.

Scroll to Top