Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.108.529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi.
Kjo është bërë sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike që ekzekutivi e ka mbajtur të martën.
Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
Sipas njoftimit të qeverisë, është aprovuar edhe Rregullorja për procedurat dhe kushtet e financimit të organizatave sportive.