Publikohet sot raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 dhjetor 2025

“Democracy Plus” (D+) dhe “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) kanë publikuar sot raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, një studim i cili analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025 dhe mënyrën se si këto shpenzime ndikojnë në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Raporti do të prezantohet nga Albert Krasniqi, drejtor i Programeve në Democracy Plus (D+).

Në panelin e diskutimit marrin pjesë edhe:

  • Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësinë dhe Inovacionin në WFD,
  • Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
  • Besnik Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ky publikim synon të nxisë debat mbi transparencën financiare në politikë dhe nevojën për rregulla më të qarta që garantojnë zgjedhje të ndershme dhe konkurrencë të barabartë.

Scroll to Top