Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 mars 2025
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet e sotme pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Prokuroria Speciale ka thënë se kjo bastisje është kryer me qëllim të verifikimit të disa pretendimeve lidhur me objektin i cili dikur i takonte AAK-së e që tani ēshtë në shërbim të Ministrisë.
Prokuroria ka theksuar se zyrtarët publik të Minisitrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi detyrës zyrtare”, nga neni 414 të KPRK-së, “Keqpërdorim dhe mashtrim i Prokurimit Publik”, nga neni 415 të KPRK-së dhe “Falsifikim i dokumenteve”, nga neni 319 të KPRK-së.