Prokuroria Speciale interviston Faton Pecin në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 janar 2026

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të pandehurit, në lidhje me rastin e granteve gjatë kohës sa ai mbante postin e Ministrit të Bujqësisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PKRS-së, Arbnora Luta:
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar si i pandehur në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale,” tha Luta..

Scroll to Top