Problemet me faqen e KQZ-së, Prokuroria autorizon nisjen e hetimeve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 shkurt 2025

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar se ka autorizuar nisjen e hetimeve pas problemeve në faqen e KQZ-së.

Prokuroria ka konfirmuar se ka autorizuar masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së,” thotë Prokuroria në një përgjigje me shkrim.

Scroll to Top