Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 janar 2026
Reshjet e shiut dhe erërat që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Sonte, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është renditur ndër qytetet me ajrin më të pastër në botë.
Sipas matjeve më të fundit të platformës “IQAir”, e cila monitoron cilësinë e ajrit në nivel global, Prishtina zë një vend të lartë sa i përket pastërtisë së ajrit.
Të dhënat e publikuara tregojnë se cilësia e ajrit ndodhet në zonën e gjelbër, që nënkupton nivel normal dhe aspak të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.


















