Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 tetor 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë, ku do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit.

E para e vendit do të dalë përballë studentëve për të folur për mbrojtjen e demokracisë.

Ngjarja është paralajmëruar të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme studentësh, meqë në universitet është duke u zhvilluar Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

Kjo ndalesë e Osmanit është në vazhdën e takimeve të shumta që ajo do të zhvillojë, në vizitën e saj zyrtare në Gjermani

Scroll to Top