Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 nentor 2025
Me dështimin e votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca ditën e djeshme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Raportohet se takimi do të zhvillohet sot në ora 10:30.
Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori.
Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.
Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

















