Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 dhjetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Mitrovicë të Jugut për ta uruar Faton Pecin për detyrën e kryetarit të kësaj komune, për të cilën detyrë u betua të premten e 12 dhjetorit.
Peci priti në takim Osmanin, ndërkohë që aty Presidentja u prit edhe nga dy vajza, të cilat i dhuruan lule.
Osmani uroi Pecin për marrjen e detyrës e ku së bashku vazhduan rrugën për në zyrë të kryetarit e që pas këtij takimi do të ketë deklarim për media.


















