Presidentja Osmani pret sot në takim presidentin e Hungarisë Sulyok

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 dhjetor 2025

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, pritet të vijë sot në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga Presidentja, Vjosa Osmani, në ora 16:00.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin duhet të jenë në Presidencë në orën 15:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”.

Scroll to Top