Presidentja Osmani përkujton Presidentin historik Ibrahim Rugova: Trashëgimia e tij frymëzim për paqen dhe pavarësinë e Kosovës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujton 81-vjetorin e lindjes së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë dhe zërit të arsyes në kohë të vështira.

Sipas saj, me urtësinë, vizionin dhe kulturën politike, Rugova ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore dhe mbetet frymëzim i përhershëm për qëndresën dhe ëndrrën për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Presidentja Osmani theksoi poashtu se trashëgimia e Rugovës është testament për paqen, për shtetin sovran dhe për integrimin euro-atlantik të vendit.

“Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”, shkruan presidentja Osmani në rrjetin e saj social “Facebbok”.

Scroll to Top