Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
07 maj 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Sulltani i Bruneit, duke ia ndarë urdhrin e familjes mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.
Osmani, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka treguar se ndihet jashtëzakonisht e nderuar, shkruan Zeri.info.
“Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit”, ka shkuar ndër të tjera Osmani.
Gjatë kësaj vizite në Brunei, Osmani me Sulltanin ka nënshkruar marrëveshje ku qytetarëve të Kosovës ia mundësuan udhëtimin pa viza në këtë vend.

















