Presidentja Osmani merr pjesë në “Festën e Falënderimeve” në Bondsteel

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffry Hovenier kanë vizituar kampin Bondsteel për ‘Festën e Falënderimeve’

Në rrjetin e saj social Facebook, shefja e shtetit ka ndarë foto nga ceremonia e festës, me ç’rast ka shprehur mirënjohje për gjithë angazhimin e ushtarëve në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).

“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.“, shkruan në postimin e presidentes. /LapsiInfo

Scroll to Top