Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 shkurt 2026
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kryeministrin z. Albin Kurti për nisjen e mandatit të ri qeverisës.
Presidenti Begaj i ka përcjellë urimet e tij për suksese në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do ta udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin me sukses të sfidave që e presin vendin.
Gjithashtu, Presidenti Begaj ka siguruar për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë e Kosovës dhe për bashkëkombasit tanë.

















